PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kinë, PKK-ja intensifikon luftën kundër korrupsionit
2012-11-05 09:16:43 CRI Komenti juaj Printoni

Kina ka arritur rezultate të reja në luftën kundër korrupsionit, thekson një raport i Komisionit të 17-të Qendror të Disiplinës të Partisë Komuniste Kineze

I mbledhur në Pekin më 3, 4 nëntor, Komisioni Qendror i Disiplinës, zhvilloi mbledhjen e tetë plenare, gjatë së cilës u miratua raporti i punës dhe njëherësh u ra dakord që ai t'i paraqitet Kongresit të 18-të Kombëtar të PKK-së.

Raporti thekson se që nga Kongresi i 17-të Kombëtar i PKK-së, Komisioni Qendror i Disiplinës, nën drejtimin e Komitetit Qendror dhe sekretarit të përgjithshëm Hu Jintao, ka zbatuar në mënyrë të qëndrueshme luftën kundër korrupsionit, duke pasur arritje të reja.

"Kjo ka garantuar zhvillimin e Partisë Komuniste si dhe të shtetit. Ndërkohë, duhet të kuptojmë qartësisht se lufta kundër korrupsionit është afatgjatë dhe e ndërlikuar", thekson raporti.

Në këtë raport theksohet gjithashtu se lufta kundër korrupsionit dhe ndërtimi i një ambienti të pastër politik, mbeten qëndrim i vendosur i PKK-së. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China