PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina nuk do të bëjë lëshime në çështjen e sovranitetit
2012-11-05 20:27:42 CRI Komenti juaj Printoni

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei u shpreh të hënën se diplomatët kinezë nuk do të bëjnë asnjë lëshim për çështjet e sovranitetit në bisedimet e ardhshme me homologët e tyre japonezë.

Z. Lei i tha këto kur i informoi gazetarët rreth bisedimeve mes drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë së Çështjeve Aziatike në Ministrinë e Jashtme kineze Luo Zhaohui dhe drejtorit të përgjithshëm të Zyrës së Azisë e Oqeanisë në Ministrinë e Jashtme të Japonisë Shinsuke Sugiyama. Luo dhe Sugiyama zhvilluan dy ditë konsultime për ishujt Diaoyu, në përgatitje për raundin e ardhshëm të konsultimeve diplomatike në nivel zëvendësministrash.

"Luo përsëriti qëndrimin solemn të Kinës për sovranitetin mbi ishujt Diaoyu dhe tha se Kina është e gatshme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve nëpërmjet bisedimeve, por kurrë nuk do të bëjë ndonjë lëshim lidhur me sovranitetin. Japonia duhet ta kuptojë qartë këtë," theksoi Hong.

Kina është shprehur prerë se do të mbrojë sovranitetin e vet në konsultimet e ndryshme me palën japoneze dhe e ka nxitur Tokion të ndreqë gabimet e saj. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China