Ministria e Tokës dhe e Burimeve e Kinës bëri të ditur të dielën se është gjetur miniera më e madhe në Kinë e uraniumit, në Daying të Rajonit Autonom të Mongolisë së Brendshme. Së bashku me minierat e zbuluara më parë, sasia e burimeve të uraniumit në këtë rajon radhitet në vendet e para në botë.
Në këtë rajon po studiohet dhe vlerësohet edhe një minierë qymyrguri me një rezervë prej 51 miliardë tonësh, nga e cila pritet që të krijohen përfitime ekonomike dhe sociale në të ardhmen.(Zhan Dian/Albana)


















