Anijet patrullzese kineze vazhduan edhe të premten qarkullimin në ujërat detare të ishujve Diaoyu. Ministria e Jashtme në Pekin saktësoi se flota e anijeve hyri në zonën detare 12 milje larg nga ishujt Diaoyu.
"Anijet kineze zhvilluan detyrën patrulluese për të ruajtur sovranitetin territorial të Kinës mbi ishujt Diaoyu. Kjo është detyrë e zakonshme e patrullës", tha Hong Lei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Gazeta japoneze "Yomiuri Shimbun", njoftoi më 2 nëntor se 4 anije kineze patrulluan në zonën detare 12 milje larg nga ishujt Diaoyu. Gazeta thekson se kjo është hera e nëntë që anijet kineze patrullojnë 12 milje larg ishujve Diaoyu pas "blerjes" së tyre nga Japonia. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)