PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Siri, opozita bën thirrje për formimin e qeverisë kalimtare
2012-11-02 18:34:06 CRI Komenti juaj Printoni

Forcat siriane qeveritare dhe kryengritësit kanë vijuar shkëmbimin e zjarrit në Alepo dhe në periferinë e Damaskut.

Ndërkohë, opozita bëri thirrje për formimin e një qeverie kalimtare.

Sipas raportimeve të televizionit Al Xhazira, konfliktet ushtarake mes ushtrisë qeveritare dhe të armatosurve të opozitës shkaktuan së paku 126 viktima.

Ndërsa, afro 200 përfaqësues të Këshillit Kombëtar Sirian dhe Ushtrisë Çlirimtare Siriane zhvilluan një takim në Stamboll, ku bënë thirrje për formimin e qeverisë kalimtare në Siri.

Në këtë takim u kërkua formimi i një qeverie kalimtare me përfaqësim të gjerë dhe u miratua deklarata, ku bën thirrje për shmangien e konflikteve brenda fraksioneve opozitare, për të fituar mbështetjen nga vendet arabe dhe komuniteti ndërkombëtar.

Në këtë deklaratë thuhet gjithashtu se pjesëmarrësit në këtë mbledhje ranë dakord që të krijohet një komision nismëtar, që përgjigjet për studimin dhe diskutimin e propozimeve të opozitës. (Jiang Lei/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China