PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina, propozim 4-pikësh për zgjidhjen politike në Siri
2012-10-31 18:13:31 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Punëve të Jashtme të Kinës Yeng Jiechi zhvilloi të mërkurën bisedime në Pekin me të dërguarin e posaçëm të OKB-së dhe të Lidhjes Arabe për çështjen e Sirisë, Lakhdar Brahimi. Ministri Yang Jiechi paraqiti një propozim 4-pikësh për nxitjen e një zgjidhjeje politike të problemit të Sirisë.

 

Së pari; palët e ndryshme në Siri duhet të bëjnë përpjekje për realizimin e armëpushimit dhe të bashkëpunojnë aktivisht me të dërguarin ndërkombëtar Lakhdar Brahimi, duke i dhënë fund të gjitha konflikteve dhe akteve të dhunës.

 

Së dyti; palët e ndryshme siriane duhet të dërgojnë negociatorët e tyre dhe nën ndihmën e Lakhdar Brahimit dhe të komunitetit ndërkombëtar të zhvillojnë një plan për tranzicionin politik dhe të formojnë organet administrative, që përfaqësojnë interesat e të gjitha qarqeve. Për të garantuar sigurinë, stabilitetin dhe suksesin e kalimit, duhet të ruhet vazhdimësia dhe efektivitetit i organeve shtetërore.

 

Së treti; komuniteti ndërkombëtar duhet të  bashkëpunojë e të përkrahë plotësisht ndërmjetësimin e Brahimit për të nxitur realizimin e deklaratës së ministrave të Jashtëm të Grupit të Aksionit mbi problemin e Sirisë dhe zbatimin e propozimit 6-pikësh e rezolutave përkatëse të Këshillit të Sigurimit.

 

Së katërti; palët e ndryshme përkatëse duhet të marrin masa efektive për të zbutur krizën humanitare në Siri. Qeveria siriane e fraksionet e opozitës duhet të bashkërendojnë punët e ndihmës humanitare dhe të garantojnë sigurinë e personelit që do të ofrojë ndihmën. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China