PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gjermania kundër llogaritjes së re të borxhit grek
2012-10-30 11:22:56 CRI Komenti juaj Printoni

Gjermania nuk do të ndryshojë llogaritjen e borxhit të palës greke, tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Seibert.

"Po të ndryshojmë edhe një herë llogaritjen e borxhit të Greqisë, kjo do të jetë në kundërshtim të neneve përkatëse të Kushtetutës së vendit për financat publike. Për më tepër, mund të dëmtojë edhe reputacionin e kreditimit të qeverisë greke, duke i krijuar më shumë vështirësi qeverisë gjermane në ndihmën e ardhshme për krizën e borxheve", tha ai.

Qeveria greke po zhvillon bisedime me ekspertët e Trojkës (Komisioni Europian, Banka Qendrore Europiane dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar) për politikat shtrënguese dhe reformat konkrete në mënyrë që ndërkombëtarët të japin ndihmën e rradhës me një vlerë prej 31.5 miliardë eurosh.

Mirëpo deri tani palët nuk kanë arritur një marrëveshje. Ndërkohë, Greqia kërkon nga vendet e Eurozonës që po japin borxh të ndryshojnë mënyrën e llogaritjes, duke thënë se një gjë e tillë do ta ndihmojë të dalë nga situata e vështirë ekonomike. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China