Zv/ministri i Jashtëm i Kinës Song Tao, gjatë një seminari në Helsinki, paraqiti faktet historike përsa i përket ishujve Diaoyu si dhe foli për politikat e Pekinit, duke përsëritur se Kina ka sovranitetin e padiskutueshëm mbi to dhe se të gjitha mosmarrëveshjet janë provokuar nga pala japoneze me farsën e blerjes së ishujve.
Duke folur në semiarin e organizuar nga Instituti Finlandez për Çështjet Ndërkombëtare, Song Tao tha se Kina këmbëngul në zhvillimin paqësor, por në të njëtën kohë do të ruajë me vendomëris ovrantitetin dhe tërësinë e saj territoriale.
"Pas Luftës së Dytë Botërore, Europa dënoi krimet fashiste, por në Japoni, disa politikanë ende shkojnë në tempullin "Yasukuni" ku nderohen edhe kriminelët e luftës. Përveç kësaj, Tokioja nuk pranon krimet luftës, duke synuar të shtrembërojë faktet historike dhe mohojë fitoren botërore kundër fashizmit", tha numri dy i diplomacisë kineze.
Sipas Song Tao, verpimet e Japonisë kërcënojnë rendin botëror pas luftës dhe shkatërrojnë paqen e stablitetin rajonal.
Në fjalimin e tij, zv/ministri vlerësoi marrëdhëniet e mira mes Kinës dhe vendeve europiane, duke shprehur mbështetjen për unitetin e tyre dhe përpjekjet për tejkalimin e krizës së borxheve.(Wang Xianya/ Ardi Pulaj)