Kina shprehu shqetësim për vazhdimin e konfliktit të armatosur në Siri dhe mos vendosjen e armëpushimit ashtu siç ishte deklaruar nga palët gjatë kremtimit të Kurban Bajramit.
"Faktet tregojnë se ndërhyrja e armatosur s'mund ta zgjidhë konfliktin sirian, ndërsa zgjidhja e drejtë mund të vijë nëpërmjet paqes dhe dialogut politik," tha Hong Lei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme.
Sipas njoftimeve, gjatë Kurban Bajramit në Siri nuk u arrit realizimi i armëpushimit dhe vazhdoi konflikti i armatosur duke sjellë viktima. Qeveria siriane e fraksionet opozitare akuzuan njëri tjetrin për shkeljen e armëpushimit.
Hong Lei tha se Kina u kërkon palëve që të nisen nga interesi i përbashkët i vendit dhe i popullit sirian, duke iu përgjigjur pozitivisht propozimit të të dërguarit të posaçëm Lakhdar Brahimi për realizimin e armëpushimit dhe shmangien e dhunës. (Çang Çuo/Leftion Peristeri)