Sipas njoftimeve të Agjencisë kineze të Lajmeve Hsinhua, Qendra e Lajmeve për Kongresin e 18-të të Partisë Komuniste të Kinës (PKK) do të jetë në shërbim të gazetarëve nga e gjithë bota më 1 nëntor. Qendra e Lajmeve ndodhet në Hotelin Media në Pekin. Kjo qendër do të mirëpresë gazetarë nga Rajoni i Posacëm Administrativ i Hong-Kongut, i Makos dhe Tajvani si dhe gazetarë të huaj. Qendra do të ofrojë mbështetje për gazetarët mbi intervistimet si dhe do t'u ofrojë atyre shërbime mbi informacionet dhe teknikën. (Çang Çuo)


















