Televizioni shtetëror sirian raportoi të premten se, megjithëse ishte dita e parë e armëpushimit për të respektuar festën e Kurban Bajramit, janë regjistruar të paktën 5 viktima dhe 32 të tjerë të plagosur si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm të një autobombe në Damask.
Edhe pse forcat qeveritare dhe rebelët në Siri u angazhuan të respektonin planin e përkohshëm të paqes duket se në terren ka ndodhur e kundërta, pasi janë raportuar disa luftime në zona të ndryshme të Sirisë. (Zhan Dian/Albana)