Siria konfirmoi zyrtarisht vendosjen e një armëpushimi gjatë festës së Kurban Bajramit, njoftoi enjten Ministria e Jashtme.
Ushtria qeveritare pranoi armëpushim me kushte gjatë Festës së Kurban Bajramit. Më pas, edhe forcat e armatosura të opozitës u shprehën pro realizimit të armëpushimit me kushte.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon e mirëpriti vendimin e palëve.
Ministria e Jashtme siriane theksoi se nga 26 deri më 29 tetor, ushtria qeveritare do të ndalojë veprimet ushtarake, por nëse forcat e armatosura të opozitës nisin sulme gjatë kësaj periudhe, ushtria qeveritare ka të drejtë të kundërpërgjigjet. Pas deklaratës së qeverisë, opozita në Siri u shpreh se nëse ushtria qeveritare të zbatojë premtimin e armëpushimit, Forcat e Çlirimit e Sirisë do të pushojnë gjatë festës. "Nëse ushtria qeveritare fillon sulmet, edhe opozita do të mbajë të drejtën për kundërpërgjigje", thotë deklarata.
Për vendimin e dy palëve, sekretari i përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-moon përshëndeti arritjen e armëpushimit nëpërmjet zëdhënësit të tij Martin Nesirky, duke thënë se ndalimi i dhunës u shërben të gjithë njerëzve. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)