Kina ritheksoi se as sanksionet dhe as përdorimi i forcës nuk mund ta zgjidhin plotësisht problemin bërthamor të Iranit, por përkundrazi, mund të shkaktojnë probleme të reja e të ndërlikuara që do të ndikojnë negativisht në paqen e qëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën.
Qëndrimi u bë i ditur të enjten nga zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei. Z. Hong shprehu gjithashtu shpresën që palët e ndryshme do të bëjnë më shumë përpjekje diplomatike për të luajtur një rol konstruktiv në zgjidhjen e gjithanshme e afatgjatë të problemit bërthamor iranian.
Pak ditë më parë një funksionar iranian i tha shtypit se, në qoftë se vendet perëndimore nuk zbutin sanksionet, vendi i tij do të prodhojë uranium të pasuruar mbi 20 %, që është shumë afër "vijës së kuqe" të përcaktuar nga Izraeli për goditjen ushtarake kundër Iranit.
(Çan Jean/Artani)