Ministria e Jashtme e Kinës e quajti normale dhe detyrë të zakonshme patrullimin e anijeve në ujërat territoriale të ishullit Diaoyu.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për hyrjen e anijeve kineze në ujërat e ishullit Diaoyu, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Hong Lei tha se anijet mbikëqyrëse kineze janë futur në ujërat e ishullit Diaoyu për patrullim. "Kjo është detyrë e zakonshme dhe normale e administrimit në këto ujëra", theksoi Hong Lei. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)