Azia Lindore po përballet me probleme të vjetra, si dhe sfidat e reja, ndaj nevojitet shpirti i paqes, fitimeve të përbashkëta dhe tolerancës, deklaroi përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në Zyrën e OKB-së në Gjenevë Liu Zhenmin
Duke folur në Qendrën e Politikave të Sigurisë, Liu theksoi se vendet e Azisë Lindore duhet të këmbëngulin tek paqja, respektimi, trajtimi i barabartë dhe besimi politik reciprok.
Ai shtoi se vitet e fundit, disa vende në këtë rajon janë përfshirë në mosmarrëveshje detare, duke dëmtuar besimin politik mes vendeve dhe ndikuar negativisht në bashkëpunimin rajonal.
"Lidhur me këto probleme, vendet përkatëse në rajon nuk duhet medoemos t'i kthehen luftës së ftohtë, por ato duhet të këmbëngulin tek zgjidhja paqësore", thekoi Liu Zhenmin. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)