PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Pezullohen shkëmbimet ushtarake mes Kinës e Japonisë
2012-10-25 18:42:19 CRI Komenti juaj Printoni

Gjatë dy muajve në vijim Kina do të zhvillojë një sërë veprimtarish mbrojtjeje dhe programesh të shkëmbimeve ushtarake me ShBA-në, Australinë, Zelandën e Re dhe vende të tjera të Azi-Paqësorit. Japonia nuk përfshihet në këto veprimtari, pas ftohjes së marrëdhënieve mes Pekinit e Tokios për shkak të "blerjes" në mënyrë të paligjshme nga qeveria japoneze të ishujve Diaoyu.

Ministria kineze e Mbrojtjes shprehu të enjten dëshirën që Japonia të ndreqë gabimet e saj dhe të bëjë përpjekje për të ruajtur gjendjen e përgjithshme të marrëdhënieve me Kinën.

Siç njoftohet nga mediet japoneze, tashmë është pezulluar programi i krijimit të një mekanizmi kontakti për çështjet detare mes dikastereve të mbrojtjes të Japonisë dhe të Kinës. Lidhur me këtë, zëdhënësi i Ministrisë kineze të Mbrojtjes Yang Yujun u shpreh:

"'Blerja' e ishujve Diaoyu nga qeveria japoneze i ka futur marrëdhëniet mes dy vendeve në një gjendje të vështirë, e cila natyrisht ndikon edhe në shkëmbimet ushtarake. Japonia duhet të mbajë të gjithë përgjegjësinë për këtë. "

Kur u pyet për manovrën e përbashkët mes Japonisë dhe ShBA-së me objektiv rimarrjen e një ishulli, e cila do të zhvillohet në Okinava, zëdhënësi Yang u shpreh se Kina do të ndjekë me vëmendje veprimet e Tokios dhe kundërshton acarimin e mëtejshëm të gjendjes së tensionuar nga pala japoneze nëpërmjet manorave intensive me vende të tjera.

Në kohën e ngadalësimit të shkëmbimeve ushtarake kino-japoneze, Kina dhe ShBA-ja do të zhvillojnë manovrën e shpëtimit humanitar në qytetin kinez Chengdu. Edhe shkëmbimet ushtarake kino-amerikane në nivele të larta janë gjithashtu aktive. (Wang Yianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China