Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Sirisë deklaroi se Damasku ende nuk ka vendosur për armëpushimin gjatë festës së Kurban Bajramit.
Zëdhënësi Jihad Makdisi tha se vendimi do të merret të enjten.
Më herët përfaqësuesi i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes Arabe Lakhdar Brahimi njoftoi në Kajro se qeveria siriane pranoi propozimin e tij për vendosjen e armëpushimit gjatë festës së Kurbanit.
Sipas Brahimit, jo vetëm qeveria e Damaskut por edhe grupet opozitare ranë dakord për armëpushimin. (Çan Jean/ Ardi Pulaj)