PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Greqi, Samaras bën thirrje për unitet
2012-10-24 15:08:06 CRI Komenti juaj Printoni

Kryeministri grek, Antonis Samaras bëri thirrje për unitet në një kohë kur Greqia po përballet me shkurtime të reja në buxhet. Samaras pati një takim të ri me liderët e dy partive të tjera në qeverinë e koalicionit, takim ky që përfundoi pa asnjë marrëveshje përfundimtare mbi shkurtimet.

Paketa e re e shkurtimeve që kap shifrën e 13.5 miliardë eurove është një parakusht për të siguruar fonde të mëtejshme për të shpëtuar Greqinë në mesin e nëntorit, me qëllim që të evitohet falimentimi dhe një dalje e mundshme nga Eurozona.

Sipas vlerësimeve zyrtare, Greqisë mund t'i mbarojnë paratë më 16 nëntor.

Athinës i duhet arritja e një marrëveshjeje mbi paketën, përpara takimit vendimtar me Eurogrupin më 12 nëntor. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China