Udhëheqësi i Programit Botëror të Ushqimit për Lindjen e Mesme, Azinë Qendrore, Afrikën e Veriut dhe Europën Lindore, Daly Belgasmi, bëri të ditur gjatë konferencës së shtypit se furnizimi me ushqime është kthyer në një sfidë të madhe për shkak të përshkallëzimit të situatës në Siri. Ai shtoi se megjithëse çmimi i ushqimeve në Siri po rritet vazhdimisht, siguria e tyre është në përkeqësim.
"Duhet të përgatitemi për dimrin që po vjen," theksoi z. Belgasmi. (Yin Xiao/Albana)