PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Europa Lindore, përpjekje për nxitjen e rritjes ekonomike
2012-10-23 20:35:09 CRI Komenti juaj Printoni

Qysh nga tremujori i fundit i vitit të kaluar, mëkëmbja ekonomike e shumë vendeve të Europës Lindore, si Polonia, Çekia, Hungaria etj., ka filluar të dobësohet dhe ka pasur një ulje të ndjeshme të shpejtësisë të rritjes, madje edhe kalim përsëri në recesion. Arsyeja kryesore është se këto vende varen së tepërmi nga investimet dhe tregjet e eksportit të vendeve të Eurozonës. Kriza e borxheve që ende nuk po përmirësohet, ka goditur rëndë eksportet e vendeve të Europës Lindore.

Përballë trysnisë së rënies ekonomike, qeveria polake ka filluar të shtojë investimet në fushën e ndërtimit të infrastrukturës, me synim stabilizimin e ekonomisë. Parashikohet që në tre vjetët e ardhshëm ajo do të investojë 43 miliardë zllotë (rreth 13.4 miliardë dollarë) për ndërtimin e autostradave, 30 miliardë zllotë për modernizimin e hekurudhave dhe miliarda zllotë të tjerë në fushën energjetike.

Hungaria dhe Çekia nga ana e tyre kanë marrë masën e uljes së interesave bankare që të nxitin rritjen ekonomike. Budapesti e ka ulur normën bazë të interesit nga 7 % në 6.5 %, ndërsa Banka Qendrore e Çekisë e ka caktuar këtë normë në nivelin 0.25 %, pothuajse e barabartë me nivelin e "interesit zero", duke shpresuar në krijimin e besimit të biznesit tek e ardhmja e ekonomisë.

Nga një perspektivë globale, të gjitha veprimet që kanë ndërmarrë këto vende europianolindore janë në të mirë të aktivizimit të ekonomisë, por ndërkohë ato mund të çojnë gjithashtu në rreziqe potenciale. Ulja e përqindjes së interesit mund të shkaktojë inflacion dhe të dëmtojë besueshmërinë e bankave qendrore, duke shtuar edhe vështirësitë e financimit nga tregjet ndërkombëtare të kapitaleve. Teksa gjendja e tregjeve financiare e monetare pritet të bëhet më e ndërlikuar, nga vendet e Europës Lindore kërkohet hartimi i politikave përkatëse dhe bërja e rregullimeve të duhura. (Wang Xianya/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China