PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Uashingtoni dhe Teherani mohojnë arritjen e një marrëveshjeje për bisedime
2012-10-22 14:44:35 CRI Komenti juaj Printoni

Ministri i Jashtëm iranian Ali Akbar Salehi mohoi të jetë arritur ndonjë marrëveshje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara për mbajtjen e negociatave kokë më kokë për programin bërthamor,

Komentet e tij zoti Salehi i bëri pasi gazeta New York Times botoi lajmin, duke cituar zyrtarë të administratës Obama: "Ne nuk jemi përgjegjës për asgjë të botuar. Ne nuk kemi asnjë lloj negociate me Shtetet e Bashkuara. Ne nuk kemi asgjë për momentin në këtë drejtim, por ne kemi negociuar brenda kornizës P5 +1, ku Amerika gjithashtu është e pranishme."

Më herët Shtëpia e Bardhë e mohoi lajmin.

Nga ana tjetër, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se nuk ishte në dijeni të ndonjë kontakti..

"Unë besoj se mënyra më e mirë për të zgjidhur në mënyrë paqësore çështjen e programit bërthamor të Iranit është me anë të sanksioneve edhe më të ashpra dhe një alternativë të besueshme ushtarake. Për sa kohë që unë jam kryeministri i Izraelit, Izraeli nuk do t'i mundësojë Iranit arritjen e aftësisë për të prodhuar armë bërthamore." tha Netanyahu.

Irani ndërkohë vazhdon të insistojë për natyrën paqësore të programit të bërthamor, ndërsa Uashingtoni dhe aleatët e tij perëndimorë e shikojnë programin e Iranit si një mbulesë për prodhimin e armëve bërthamore. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China