PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Wu Sike komenton mbi çështjet në Lindjen e Mesme
2012-10-22 09:29:39 CRI Komenti juaj Printoni

I dërguari i posaçëm i Kinës për Lindjen e Mesme, Wu Sike, shprehet se përpjekjet për zgjidhjen e krizës në Siri me mjete ushtarake, mund të çojnë vetëm në përkeqësimin e situatës.

Wu i bëri komentet pas takimit me zëvendëskryeministrin izraelit Dan Meridor, në Jeruzalem.

"Për shkak të vendndodhjes së veçantë të Sirisë, zgjidhja ushtarake do të sjellë trazira të mëdha në rajon. Kështu që, zgjidhja paqësore politike është thelbësore. Problemi tani është se si të mundësohet që palët e ndryshme në Siri të pranojnë armëpushimin, të ndalojnë dhunën dhe të rinisin dialogun sa më parë. Kina mbështet zgjedhjen e popullit sirian." tha Wu Sike.

Ai shtoi se armëpushimi i propozuar nga i dërguari i posaçëm i OKB-së dhe Lidhjes Arabe për Sirinë Lakhdar Brahimi, do të ishte një fillim i mirë për zgjidhjen polike të krizës.

Wu komentoi gjithashtu edhe për çështjen e Iranit

Ai po u bën thirrje vendeve të përfshira të respektojnë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Ai shtoi se negociatat dhe dialogu janë në përputhje me interesat e Iranit dhe të të gjithë rajonit. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China