Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei, duke iu përgjigjur deklaratave të zv/ kryeministrit japonez, Katsuya Okada për çështjen e ishujve Diaoyu, tha se Pekini ka sovranitetin e padiskutueshëm mbi ta.
Numri dy i qeverisë së Tokios një ditë më parë pranoi se ka mosmarrëveshje mbi ishujt Diaoyu.
Hong Lei tha se Kina përsërit qëndrimin e saj se mosmarrëveshjet duhet të zgjidhen në mënyrë të përshtatshme nëpërmjet dialogut. (Du/ Ardi Pulaj)