PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
IAEA-ja shpreson të zhvillojë së shpejti bisedime me Iranin
2012-10-18 11:09:59 CRI Komenti juaj Printoni

Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) Yukiya Amano shpreh shpresën se një takim i ri i nivelit të lartë me Iranin lidhur me programin bërthamor të këtij vendi mund të mbahet "mjaft shpejt".

Gjatë një vizite në Londër, Amano tha se Teherani nuk ka dhënë shpjegimet e duhura për shqetësimet rreth veprimtarisë në bazën ushtarake të Parchin-it:

"Ne kemi identifikuar dymbëdhjetë fushat për të cilat kemi nevojë për shpjegime. Nuk mund të nxjerrim përfundime në këtë fazë, por është shumë e qartë për ne se kemi nevojë për të kërkuar sqarime nga Irani".

Amano thotë se IAEA-ja është e angazhuar për dialog me Iranin. Por marrëdhëniet e agjencisë që drejton ai me Teheranin janë tensionuar gjithnjë e më shumë, pas akuzave të kreut të energjisë atomike të Iranit muajin e kaluar se "terroristët" mund të ketë infiltruar në IAEA. Megjithatë, Yukiya Amano thotë se akuzat janë "të pabaza".

IAEA-ja dhe Irani kanë zhvilluar një varg takimesh që nga janari, por deri tani nuk ka pasur rezultate konkrete.

Irani i mohon akuzat perëndimore se po kërkon të zhvillojë aftësinë për të krijuar bombë bërthamore, por mospranimi i tij për të ulur ritmet e punës, e cila mund të ketë qëllime si civile, ashtu edhe ushtarake, ka sjellë vendosjen e sanksioneve gjithnjë e më të ashpra nga Perëndimi. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China