Komandanti i Flotës Amerikane të Paqësorit Cecil D.Haney u shpreh të martën se shpreson se Japonia dhe Kina do e zgjidhin mosmarrëveshjen mbi ishujt Diaoyu nëpërmjet mënyrave diplomatike.
Sipas njoftimeve nga mediat japoneze, Haney tha në një konferencë për shtyp në Tokio se qeveria amerikane nuk mban qëndrim në çështjen e Ishullit Diaoyu.
"SHBA-ja kundërshton mënyrat ushtarake dhe nxit Japoninë dhe Kinën t'i zgjidhin problemet nëpërmjet dialogut," u shpreh Haney.
Duke folur për manovrën e përbashkët Japoni-SHBA, Haney tha se kjo manovër nuk synon asnjë vend të caktuar dhe nuk bëhet për ndodhjen e asnjë incidenti të veçantë. (Jiang Lei/Albana)