Pekini po ndjek me vëmendje lëvizjet e forcave ushtarake japoneze dhe amerikane në prag të fillimit të stërvitjes së tyre ushtarake. Ministria e Jashtme tha se Kina mban të drejtën e reagimeve përkatëse.
"Kina shpreson se Japonia do të tregojë sinqeritetin dhe veprimet konkrete për të korrigjuar gabimet e veta, si dhe do të përpiqet për rezultate pozitive në konsultimet mbi ishullin Diaoyu", tha Hong Lei.
Manovra ushtarake Japoni-SHBA që do të organizohet në ishullin Okinava, mund të përfshijë një mision virtual për të "marrjen" e ishullit Diaoyu. Lidhur me këtë, Hong Lei tha se paqja, stabiliteti dhe lulëzimi në Rajonin e Azi-Paqësorit përputhet me interesat e përbashkëta të palëve të ndryshme.
"Veprimet e tilla që shtojnë qëllimisht tensionin rajonal nuk janë në favor të sigurisë dhe besimit reciprok, si edhe vijnë kundër prirjes së sotme që fokusohet tek paqja, zhvillimi dhe bashkëpunimi", shtoi Hong Lei. (Jiang Lei/Leftion Peristeri)