PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina i kërkon Japonisë të ndalojë veprimet e avionëve ushtarakë
2012-10-16 20:01:22 CRI Komenti juaj Printoni

Media në Japoni shkruajnë për një prani të lartë të anijeve patrulluese kineze në zonë detare të ishullit Diaoyu. Duke komentuar njoftimet e medieve, Ministria e Mbrojtjes e Kinës thotë se është e drejtë dhe e ligjshme që anijet kineze zhvillojnë stërvitje dhe lundrim në hapësirat përkatëse detare. Nga ana tjetër Ministria e Mbrojtjes ka kërkuar tërheqjen e avionëve ushtarakë të Japonisë, të cilët janë dërguar në hapësirën detare të ishujve Diaoyu duke shkelur rëndë sovranitetin e Kinës.

 

"Po i kushtojmë vëmendje veprimeve të palës japoneze dhe bëjmë thirrje për të ndaluar çdo veprim që mund të komplikojë situatën", thotë Ministria e Mbrojtjes.

 

Sipas njoftimeve të televizionit "NHK" të martën, një avion vëzhgues i Japonisë konfirmoi se 7 anije ushtarake kineze shkuan nga Paqësori në Detin Lindor, hapësirë detare që ndodhet afro 200 kilometra larg ishullit Diaoyu. (Du/Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China