Zëdhënësi i Shtëpisë Bardhë, Jay Carney mbështeti sanksionet e BE-së ndaj Iranit.
Zyrtari tha se ato erdhën pasi Teherani jo vetëm që refuzon të zbatojë detyrimet ndërkombëtare, por edhe të bashkëpunojë me Agjencinë Ndërkombëtare për Energjisë Bërthamore.
Në takimin e ministrave të Jashtëm të 27 vendeve anëtare të BE-së të hënën në Luksemburg, u miratuan sanksione shtesë për Iranin, që prekin një person dhe 34 kompani, por edhe për Sirinë. Ky ishte raundi i 19-të i sanksioneve ndaj Damaskut, ku përfshihen 28 persona dhe dy kompani siriane. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)