PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
BE shton sanksionet ndaj Iranit
2012-10-16 10:42:15 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së, gjatë takimit në Luksenburg, vendosën sanksione shtesë ndaj Iranit, si presion që vendi të heqë dorë nga programi bërthamor.

Sanksionet përfshijnë ndaljen e importimit të gazit natyror nga Irani si dhe masa të tjera në sistemin bankar, transportin detar e sektorë të tjerë të industrisë.

Shefja e politikës së Jashtme dhe sigurisë së BE-së, Kethrin Eshton shpreson që sanksionet të ndikojnë në pozicionin e Teheranit në bisedimet e pritshme.

"Ne jemi të vendosur për një zgjidhje diplomatike dhe shpresojmë se Irani do të angazhohet seriozisht përpara propozimeve tona. Por sot ne vendosëm shtimin e sanksioneve", tha Eshton.

Ministrat e jashtëm të vendeve anëtare të BE-së diskutuan mes të tjerash edhe për situatën në Siri dhe për dërgimin e mundshëm të një misioni ushtarak trajnimi në pjesën veriore të Malit, në Afrikën Perëndimore. (Ardi Pulaj)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China