I dërguari i posaçëm për Sirinë i OKB-së dhe i Lidhjes Arabe Lakhdar Brahimi u takua të shtunën në kryeqytetin e Iranit Teheran me ministrin e Jashtëm iranian Ali Akhbar Salehi. Të dyja palët bënë thirrje për një zgjidhje paqësore të problemit sirian.
Salihi theksoi në një konferencë shtypi pas takimit se pala iraniane dhe i dërguari i posaçëm për problemin e Sirisë janë të mendimit që, para se të merren masa nga palët e ndryshme për zgjidhjen e këtij problemi, në Siri duhet të ndalohen dhuna dhe gjakderdhja.
Ndërsa z. Brahimi tha nga ana e tij në këtë konferencë shtypi se OKB-ja dhe Lidhja Arabe e njohin rëndësinë dhe natyrën delikate të zgjidhjes së krizës siriane, duke shtuar se OKB-ja ka bërë thirrje të ndalohen të gjitha veprimet e dhunës në Siri dhe i ka kërkuar edhe opozitës siriane të përgjigjet pozitivisht. (Vera/Artani)