Lajmi u bë i ditur të premten nga z. Hong Lei, zëdhënës i Ministrisë së Jashtme të Kinës. Sipas tij, pala kineze ka qenë gjithmonë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes së sovranitetit territorial nëpërmjet dialogut e bisedimeve. Pas "blerjes" në mënyrë të paligjshme nga Japonia të ishujve Diaoyu, Pekini e ka nxitur vazhdimisht palën japoneze të pranojë të vërtetën, të ndreqë gabimin e bërë dhe të kthehet në bisedimet përkatëse.
(Çan Jean/Artani)