PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
I dërguari i OKB-së për Sirinë nis vizitën e dytë në Lindjen e Mesme
2012-10-11 19:54:16 CRI Komenti juaj Printoni

Zyra e Zëdhënësit të Shtypit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së deklaroi të mërkurën se i dërguari i posaçëm i OKB-së për Sirinë Lakhdar Brahimi ka arritur në Xhedah të Arabisë Saudite, duke nisur vizitën e tij të dytë në Lindjen e Mesme që prej marrjes së detyrës.  

Sipas deklaratës, Xhedahu është ndalesa e parë e kësaj vizite. Kriza e Sirisë do të jetë në fokus të takimeve midis z. Brahimi dhe zyrtarëve sauditë.

Dy ditë më parë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Mun shpalli pas një takimi me presidentin francez Fransua Holand se z. Brahimi do të shkojë në Siri, Turqi dhe vende të tjera të Lindjes së Mesme, me qëllim për të diskutuar lidhur me arritjen e një armëpushimi ndërmjet qeverisë siriane dhe opozitës. (Yin Xiao/Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China