PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
UNICEF zgjeron misionin humanitar në Siri
2012-10-09 12:33:46 CRI Komenti juaj Printoni

Qeveria siriane ka rënë dakord për një marrëveshje, që lejon UNICEF të zgjerojë misionin humanitar në mbarë vendin, duke rritur praninë në vendin e shkatërruar nga lufta.

Drejtori i UNICEF Anthony Lake u shpreh se kjo marrëveshje lejon Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për të depërtuar përtej veprimtarive në Damask, me qëllim që t'u vijë në ndihmë edhe sirianëve në zonat e tjera të konfliktit.

Kjo do të përshpejtojë zbatimin e planeve për vaksinimin e 1 milion fëmijëve, të cilët mund të rrezikohen nga prekja e sëmundjeve të rrezikshme si fruthi etj.

"Ne kemi një plan, për shembull, të vaksinojmë mbi një milion fëmijë në muajt e ardhshëm, kështu që bashkëpunimi me pothuajse 40 organizata të shoqërisë civile vendase dhe Shoqatën e Kryqit të Kuq, kemi shumë mundësira për shpëtimin dhe përmirësimin e qindra apo mijëra jetëve atje."

Ka mbi 1 milion sirianë të shpërngulur, gjysma e të cilëve janë gra dhe fëmijë.

Shumë prej tyre janë detyruar të strehohen nëpër shkolla, xhami dhe ndërtesa të tjera publike. (Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China