PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Eurozonë, Ministrat e Financave lëvrojnë fondin 500 mld Euro
2012-10-09 12:33:07 CRI Komenti juaj Printoni

Ministrat e Financave të Eurozonës lëvruan një fond të ri për të shpëtuar ekonomitë dhe bankat në vështirësi.

Ministrat lëvruan Mekanizmin Europian të Stabilitetit (ESM) një fond prej 500 miliardë euro, gjatë takimit të tyre në Luksemburg.

Ky fond do të zëvendësojë Mekanizmin Europian të Stabilitetit Financiar (EFSF).

Fondi i ri, ESM, do të përdoret për të drejtuar ekonomitë e Eurozonës për të ndërmarrë reforma fiskale dhe strukturore.

Në të njëjtën kohë, ministrat thanë se ekonomia spanjolle nuk ka nevojë për momentin për ndonjë të madh fond shpëtimi.

Ministri spanjoll i Financave Luis de Guindos tha se thotë se përpjekjet e ndërmarra nga Spanja nuk duhet të nënvlerësohen.

"Buxheti i Spanjës për vitin tjetër është prezantuar. Kjo është një përpjekje e madhe në drejtim të rregullimeve fiskale. Ne duhet të arrijë objektivin vitin tjetër për të reduktuar rritjen negative ekonomike. Pikërisht këtu Spanja duhet të bëjë përpjekje. Ky është një kontribut që Spanja duhet ta japë."

Më herët, Ministrat e Financave ranë dakord rënë dakord për të siguruar një fond deri në 100 miliardë euro për të rikapitalizuar bankat e Spanjës.

Udhëheqësit e BE-së do të takohen përsëri në Bruksel më vonë këtë muaj.

Ata do të diskutojnë nëse ESM duhet të përdoret drejtpërdrejt për të rikapitalizuar bankat. (Leftion Peristeri)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China