PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
FMN-ja: Rimëkëmbja ekonomike e Eurozonës kërkon masa të reja
2012-10-09 09:14:50 CRI Komenti juaj Printoni

Agjencia italiane e Lajmeve ANSA raportoi të hënën se Fondi Monetar Ndërkombëtar, në raportin "Parashikimi i ekonomisë botërore", vuri në dukje se rimëkëmbja ekonomike në Eurozonë do të jetë e dobët, pasi kriza financiare është thelluar më tej. Në raport thuhet gjithashtu se duhen marrë masa të reja për të ndaluar përkeqësimin dhe thellimin e mëtejshëm të krizës.

 

 Raporti parashikon se ritmi i rritjes ekonomike në këtë vit dhe në vitin e ardhshëm do të jenë përkatësisht 3.3% e 3.6%. Shpejtësia e rritjes ekonomike në Evropë në vitin 2012 do të ulet 0.4%. Dy nga vendet me probleme ekonomike si Spanja dhe Italia duhet të vazhdojnë përmirësimin e buxhetit financiar dhe të ruajnë qëndrueshmërinë ekonomike.

 

Njëkohësisht, raporti parashikon se rritja ekonomike në Itali në vitet 2012 e 2013 do të tkurren përkatësisht 2.3% e 0.7% dhe përqindja e papunësisë do të jetë 10.6%. Ndërsa, në Spanjë dhe Greqi përqindja e papunësisë do të arrijnë në mbi 25%. (Çang Çuo/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China