Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës Hong Lei u bëri thirrje palëve të ndryshme që të ruajnë gjakftohtësinë në lidhje me çështjen e Sirisë, duke patur parasysh stabilitetin e rajonit.
Në një konferencë për shtyp të martën, Hong Lei tha se palët duhet të respektojnë sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Sirisë, të evitojnë veprimet që mund të shkallëzojnë situatën dhe të japin kontributin e tyre për paqen dhe stabilitetin e rajonit.
Reagimet erdhën pas gjashtë ditësh shkëmbime zjarri në zonën kufitare midis Sirisë dhe Turqisë. (Du/ Ardi Pulaj)