Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Hong Lei tha të hënën se anijet kineze po vijojnë patrullimet në ujërat rreth ishujve Diaoyu, duke shtuar se mbrojtja e sovranitetit territorial dhe e të drejtave detare të vendit është detyrë kryesore. Deklarata u bë pas njoftimeve në media se qeveria japoneze propozoi çeljen e negociatave me Tajvanin për rifillimin e peshkimit në zonë. Hong Lei saktësoi se Japonia duhet t'i përmbahet politikës së një Kine të vetme dhe të zgjidhë çështjet e mbetura pezull me kujdes dhe në mënyrën e duhur. (Du/ Ardi Pulaj)