Zv.përfaqësuesi i përhershëm i Kinës në OKB Wang Min u shpreh në një mbledhje të Këshillit të Sigurimit për çështjen e vendosjes së sanksioneve ndaj Iranit se palët përkatëse duhet ta nxisin hap pas hapi procesin e zhvillimit të dialogut në bazë të respektit të ndërsjellë, për të gjetur pika të përbashkëta për zgjidhjen paqësore të problemit bërthamor të Iranit.
Sipas z. Wang, problemi bërthamor iranian është i lidhur me autoritetin e sistemit ndërkombëtar të mospërhapjes së armëve bërthamore dhe me paqen e qëndrueshmërinë në Lindjen e Mesme. Pala kineze është e mendimit se sanksionet nuk janë qëllimi thelbësor i rezolutave të Këshillit të Sigurimit. Kina nuk e pranon ushtrimin e trysnisë së tepërt ose vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Iranit dhe kundërshton me vendosmëri përdorimin e forcës për zgjidhjen e këtij problemi.
(Çan Jean/Artani)