Një komandant i lartë ushtarak iranian u shpreh të premten se Irani do të kundërpërgjigjet ndaj çdo sulmi të jashtëm ushtarak në vendin e tij, raportoi Press TV.
Kreu i Forcave të Armatosura i Iranit, gjeneralmajori Firouzabadi u shpreh për mediat se kundërpërgjigja e Iranit ndaj ndonjë kërcënimi të jashtëm do të jetë e menjëhershme dhe e pandalshme.
Izraeli ka kërcënuar se do të shkatërrojë objektet bërthamore të Iranit dhe se është i shqetësuar për programin bërthamor të Iranit. Megjithëse nga Perëndimi besohet se programi bërthamor i Iranit është i rrezikshëm, Irani këmbëngul se programi i tij bërthamor është për qëllime paqësore.