Koalicioni qeveritar në Greqi nuk arriti të bjerë dakord rreth një pakete masash shkurtimi prej 11.5 miliardë eurosh.
Liderët e tre partive të koalicionit deklaruan se do t'i rinisin bisedimet javën e ardhshme, ndërsa ministri i Financave Yannis Stour-naras, tha se po bëhet maksimumi.
"Janë negociata të vështira, ne po bëjmë maksimumin për të zvogëluar kostot sociale sidomos për klasën me të ardhura të ulëta", u shpreh Yannis Stour-naras.
Lideri i socialistëve PASOK, Evangelos Venizelos tha se marrëveshja pritet të arrihet para të enjtes së ardhshme.
Ai shtoi gjithashtu se parlamenti grek do ta ratifikojë planin e shkurtimeve përpara mbledhjes së radhës së Eurogroupit më 8 tetor.
Qeveria greke po ndërmerr raundin e ri të shkurtimeve për të siguruar zhbllokimin e fondit të ri të shpëtimit nga huadhënësit e saj ndërkombëtarë këtë vjeshtë. (Leftion Peristeri)