PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Gazeta gjermane, kritika Japonisë për mohimin e krimeve të luftës
2012-09-20 17:07:21 CRI Komenti juaj Printoni
Në një artikull të gazetës gjermane "Süddeutsche Zeitung" të botuar të mërkurën vihet në dukje se krimet e rënda të luftës janë harruar në Japoni, ku askush nuk është në dijeni të mizorive të kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore ndaj popullit kinez. Gjithashtu, po sipas gazetës, shumë pak japonezë e kuptojnë se kërkesa e palës kineze për sovranitetin mbi ishujt Diaoyu është në të vërtetë një çështje që duhet trajtuar me të gjithë seriozitetin nga pala japoneze.

Në këtë artikull, me titull "Një periudhë e tmerrshme historike", thuhet se më 18 shtator kinezët në krahina të ndryshme të vendit organizuan demonstrata antijaponeze, sepse pikërisht më 18 shtator të vitit 1931 agresorët japonezë hynë në pjesën verilindore të Kinës dhe më vonë zhvilluan eksperimente me njerëz për prodhimin e armëve biologjike, të cilat i përdorën kundër civilëve të thjeshtë kinezë.

Artikulli thekson se Japonia kurrë nuk ka bërë përpjekje për ta rishikuar historinë e vet. Ajo ose i mohon mizori të tilla, ose justifikohet se gjëra të tilla ndodhin në luftë. Asnjë politikan japonez nuk i ka njohur krimet e luftës e nuk ka vepruar si ish-kancelari gjerman Vili Brand, i cili u ul në gjunjë para përmendores së viktimave hebreje në Varshavë.

(Çan Jean/Artani)

  

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China