Përshkallëzimi i situatës mbi ishujt Diaoyu midis Kinës dhe Japonisë, ka prekur edhe marrëdhëniet tregtare midis dy vendeve.
Guvernatori i Bankës Qendrore të Japonisë u shpreh të mërkurën se rimëkëmbja e ekonomisë japoneze mund të vonojë më shumë se parashikimi.
Kryetari i Federatës së biznesit japonez Hiromasa Yonekura u shpreh më 18 shtator se, marrëdhëniet kino-japoneze të ndërtuara me shumë mund nga popujt e të dyja vendeve po përkeqësohen, dhe kjo është për të ardhur keq.
Analistët mendojnë se, nëse rrëzohen marrëdhëniet e dy vendeve, aspekti ekonomik mund të jetë i pari që do të preket, pasi Kina mund ta kufizojë Japoninë në 3 drejtime.
Së pari, duke zbatuar sanksione ndaj kompanive japoneze që investojnë në Kinë. Së dyti, duke kufizuar import-eksportet midis Kinës dhe Japonisë. Së treti, duke shfrytëzuar borxhet e Japonisë. Në vitin 2010, Kina u bë kreditorja më e madh e Japonisë. Kina mund të shfrytëzojë këtë gjë dhe të marrë masa efektive për të zbatuar sanksione ndaj Japonisë.
(Zhan Dian)