Një helikopter ushtarak sirian u rrëzua të enjten në Douma, në periferi të Damaskut, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve SANA.
Nuk ka pasur asnjë të dhënë më shumë për rrethanat në të cilat është rrëzuar helikopteri.
Douma është një qendër e kryengritjes së armatosur dhe fushë beteje kryesore midis forcave siriane dhe rebelëve të armatosur.
Në një tjetër njoftim, agjencia SANA tha se 100 luftëtarë afgane janë vrarë në një operacion të ndërmarrë nga ushtria siriane në Bustan al-Qaser në veri të provincës Aleppo. (Leftion Peristeri)