Të martën pasdite në kryeqytetin italian Romë u grumbulluan me mijëra kinezë, duke hedhur parullën "Mbrojtja e ishujve Diaoyu, përgjegjësi e çdo kinezi" dhe duke përkrahur me vendosmëri të gjitha masat e qeverisë kineze për të mbrojtur sovranitetin dhe tërësinë territoriale të vendit.
Po atë ditë, qindra emigrantë kinezë në Angli zhvilluan në "China Town" në Londër një miting proteste, si edhe publikuan një deklaratë të përbashkët, për të dënuar ashpër të ashtuquajturën "blerje" nga qeveria japoneze të ishujve Diaoyu të Kinës.
Edhe në Zvicër, Pakistan e vende të tjera emigrantët kinezë zhvilluan mitingje proteste kundër këtij veprimi të qeverisë japoneze. (Vera/Artani)