PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
I dërguari i OKB-Lidhjes Arabe: Kriza siriane, një kërcënim i madh
2012-09-19 16:59:13 CRI Komenti juaj Printoni

I dërguari i përbashkët për Sirinë i Kombeve të Bashkuara dhe i Lidhjes Arabe ka publikuar një deklaratë të re, ku thekson se kriza siriane përbën një kërcënim të madh për stabilitetin në rajon.

Lakhbar Brahimi ka lënë të kuptohet se të dyja palët në njëfarë mënyre po krijojnë iluzione:

"Sirianët e të dyja anëve thonë herë pas here se do të fitojnë shumë shpejt, brenda tre muajve, dy muajve ose ... Nuk besoj se kjo është e vërtetë. Nuk besoj se ndonjë palë po fiton tani apo do të fitojë në çfarëdo kohe në të ardhmen. Gjendja është duke u përkeqësuar dhe kjo përbën një kërcënim shumë të madh për rajonin."

Z. Brahimi paralajmëron gjithashtu se ka të ngjarë që konflikti të mos kufizohet vetëm në Siri:

"Këto lloj konfliktesh nuk mund të rrinë të mbyllura në një vend, ato gjithmonë përhapen, dhe tashmë prej tyre ka me qindra mijë refugjatë që po destabilizojnë ose po kërcënojnë të destabilizojnë vendet fqinje."

Këto komente Brahimi i bëri pas vizitës së të martës në Jordani për të parë gjendjen e refugjatëve aty. Ndërsa të hënën ai u takua në Kajro me kreun e Lidhjes Arabe Nabil El-Arabi.

Më shumë se 250 mijë sirianë janë larguar nga vendi, 100 mijë prej të cilëve vetëm muajin e kaluar. (Artani)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China