Thursday  Apr 24th   2025  
PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
MTK-ja: "Blerja" e ishujve Diaoyu do të dëmtojë tregtinë kino-japoneze
2012-09-19 16:58:31 CRI Komenti juaj Printoni

"Blerja" e paligjshme nga Japonia e ishujve Diaoyu të Kinës sigurisht do të prekë dhe do të dëmtojë zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare ndërmjet të dy vendeve, u shpreh të mërkurën Ministria e Tregtisë e Kinës (MTK).

"Kjo nuk është ajo që dëshirojmë ne, por Japonia duhet të mbajë përgjegjësinë e plotë për një gjë të tillë", u shpreh zëdhënësi i kësaj ministrie Shen Danyang në një konferencë të rregullt shtypi.

Mosmarrëveshja lidhur me ishujt Diaoyu ka hedhur tashmë një hije mbi tregtinë kino-japoneze, teksa një pjesë e mirë e udhëtimeve në Japoni janë anuluar nga agjencitë turistike kineze. Edhe shitjet e prodhimeve japoneze, sidomos të automobilave dhe të pajisjeve elektronike, kanë rënë ndjeshëm në Kinë gjatë muajit të kaluar.

Kina është partnerja më e madhe tregtare e Japonisë, ndërsa Japonia renditet e katërta ndër partnerët tregtarë të Kinës. Tregtia midis dy vendeve zë rreth 20 për qind të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme të Japonisë. (Artani)

Mrekulli
E hënë
E martë
E mërkurë
E enjte
E premte
E shtunë
E diel
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China