Sekretari amerikan i Mbrojtjes Leon Paneta deklaroi se SHBA-ja nuk ndërhyn në konfliktet territoriale të vendeve të tjera.
Deklaratat e Panetta-s erdhën gjatë fjalës në Institutin e Forcave Xheniere të Kinës (UCP). Ai shtoi se SHBA-ja shpreson se vendet përkatëse mund t'i zgjidhin vetë mosmarrëveshjet, për të ruajtur paqen dhe sigurinë e rajonit të Azi-Paqësorit.
"Para se të vija në Kinë, u thashë liderëve japonezë, se ata kanë përgjegjësi për zgjidhur problemet në mënyrë paqësore. SHBA-ja nuk do të ndërhyjë në këto konflikte territoriale. Por, ne kujdesemi në se këto konflikte nuk do të gjenerojnë dhunë. Unë shpresoj se për ruajtjen e paqes dhe sigurisë të rajonit të Azi-Paqësorit, vendet përkatëse do të bëjnë përpjekje për të zgjidhur këtë problem", theksoi Panetta. (Du/Leftion Peristeri)