Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikën e jashtme dhe sigurinë, Kethrin Eshton u takua në Stamboll të martën me kryenegociatorin iranian Said Xhalili për të diskutuar rreth programit bërthamor të Teheranit.
Para nisjes së bisedimeve, zëdhënësi i Eshtonit theksoi se bëhej fjalë për një takim jozyrtar, të cilin BE-ja po e shfrytëzonte për të përsëritur qëndrimin se Irani duhet të hedhë hapa për të rifituar besimin e ndërkombëtarëve dhe të tregohet elastik ndaj propozimeve të paraqitura në bisedimet në Bagdad.
Edhe kryeministri turk, Rexhep Taip Erdoan bisedoi më herët në Ankara me Xhalilin, por detajet e takimit nuk janë bërë publike. (Wang Xianya/ Ardi Pulaj)