PËR NE  VEND PUNE
      
cri albanian.cri.cn
Faqja e parë | Lajme | Kina Sot | Fokus ekonomik | Kultura | Kozmopolit | Shëndeti | Fjala në Lajm | Koment për RJK Muzikë | Revista "Ejani"
Kina shpreson se partnerët tregtarë do të respektojnë rregullat e OBT-së
2012-09-19 21:03:48 CRI Komenti juaj Printoni

Të gjithë partnerët tregtarë duke përfshirë edhe SHBA-në duhet të respektojnë rregullat e OBT-së, duke mbrojtur bashkërisht sistemin tregtar shumëpalësh, u shpreh zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë Shen Danyang të mërkurën, në Pekin. Shen Danyang shtoi se më 17 shtator, Kina parashtroi kërkesën për konsultime brenda sistemit të OBT-së. Po këtë ditë, presidenti amerikan Barak Obama shpalli se i ka paraqitur OBT-së pretendimet për subvencionet e Kinës për prodhimin e automobilave.

Zëdhënësi i Ministrisë kineze të Tregtisë ritheksoi se pala kineze respekton rregullat e OBT-së dhe kundërshton proteksionizmin tregtar. "Kina nuk është e angazhuar në proteksionizëm tregtar dhe shpreson se të gjithë partnerët tregtarë duke përfshirë edhe palën amerikane, do të respektojnë rregullat e OBT-së, në mbrojtje të sistemit tregtar shumëpalësh, " tha ai. (Du/Albana)

Mrekulli
Komenti im
Forum

Sondazh me dëgjuesit për dy sesionet e vitit 2015 në Kinë

Voto tani, shijo falas më vonë
Artikuj top
Rubrika top
China Radio International.CRI. All Rights Reserved.
16A Shijingshan Road, Beijing, China