Ministri grek i Financave Yannis Stournaras ka parashikuar një defiçit më të madh për vitin 2012 si pasojë e thellimit të recesionit.
Stournaras i tha këto gjatë një konference të organizuar në Athinë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik me Kinën.
"Recesioni është me të vërtetë i madh. Jemi në vitin e pestë të recesionit dhe në mënyrë kumulative deri tani, ne kemi një recesion prej 20 për qindësh dhe pritet që të arrijë në 25 për qind deri në 2014-n."
Ai shtoi gjithashtu se deficiti do të arrijë në 1.5 për qind të PBB-së, krahasuar me parashikimin e mëparshëm prej 1 për qind.(Albana)